gjilani me fushate kunder zjarreve ne natyre 68653e90b797b

Gjilani me fushatë kundër zjarreve në natyrë

July 2, 2025
1 minut lexim

Njësitë sektoriale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në kuadër të projektit “Parandalimi i zjarreve të hapura në natyrë, në fusha dhe male” ka realizuar një fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve në natyrë.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij aktiviteti janë zhvilluar takime me përfaqësues të bashkësive lokale, fshatrave dhe qytetarë të zonave të ndryshme, me qëllim informimin dhe vetëdijesimin për pasojat që shkaktojnë zjarret në mjedis, rrezikun ndaj jetës dhe pronës, si dhe pasojat ligjore për shkaktarët e tyre.

“Po ashtu, në kuadër të fushatës janë shpërndarë broshura informuese me këshilla praktike dhe masa parandaluese, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar dhe të angazhohen aktivisht në ruajtjen e ambientit dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga zjarret”.

“Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe të kontribuojnë në parandalimin”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bytyqi ribalancimi i buxhetit eshte nje pranim se qeveria ka humbur kontrollin financiar 68653e1908e4d
Lajmi i mëparshëm

Bytyqi: Ribalancimi i buxhetit është një pranim se qeveria ka humbur kontrollin financiar

babai u afrua dhe me kerkoi te heshtja shkrimi i neda ballukut per ngjarjen tronditese ne fier nuk dija kujt ti besoja 68653fbcd90a0
Lajmi i radhës

“Babai u afrua dhe më kërkoi të heshtja”, shkrimi i Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk dija kujt t’i besoja…

Të fundit nga

ShkoLartë