gjilani behet me sisteme kamerash qe ekzistojne vetem ne londer dhe new york 68ff7df80f813

Gjilani bëhet me sisteme kamerash që ekzistojnë vetëm në Londër dhe New York

October 27, 2025
1 minut lexim

Në qytetin tonë, janë vendosur sisteme kamerash të teknologjisë së fundit, të cilat kanë rezolucion të lartë dhe inteligjencë artificiale.

Ky sistem, mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR) dhe integron të gjitha kamerat në një platformë të vetme menaxhimi.

Pra sisteme të tila kamerash që tash janë në Gjilan, ekzistojnë vetëm në Londër e New York.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se tash ka më shumë siguri për Gjilanin tonë.

“Kemi pranuar një donacion të rëndësishëm nga miqtë tanë në Angli për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të kamerave në qytet”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se ky sistem i gjeneratës së fundit, me rezolucion të lartë dhe inteligjencë artificiale (AI), mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR) dhe integron të gjitha kamerat në një platformë të vetme menaxhimi.

“Për momentin, këto sisteme kamerash ekzistojnë vetëm në Londër e New York, e nga sot edhe në Gjilanin tonë”, tha Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, më tej shtoi se një donacion shumë i vlefshëm si ky, do ta rrisë dukshëm sigurinë publike të qytetit tonë dhe është hap i madh për një Gjilan më të sigurt dhe më modern.

Ai falënderoi nga zemra për donacionin miqtë nga Anglia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump godet putin te beje paqe jo te testoje raketa berthamore 68ff7d04745bd
Lajmi i mëparshëm

Trump godet Putin: Të bëjë paqe, jo të testojë raketa bërthamore

kasami punojme per kultivimin e nje rinie aktive me me shume aktivitete kulturore e sportive 68ff9052b4ad9
Lajmi i radhës

Kasami: Punojmë për kultivimin e një rinie aktive, me më shumë aktivitete kulturore e sportive

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë