gjilan ndeshkohen marketet per mos perputhje te cmimeve ne raft e arke 68874d6032178

Gjilan, ndëshkohen marketet për mos përputhje të çmimeve në raft e arkë

July 28, 2025
1 minut lexim

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka.

Në njoftim thuhet se pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka.

Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët.

“Apelojmë te qytetarët, që të raportojnë rastet kur hasin në mospërputhje me çmimet që janë në raft dhe ndryshojnë te arka”, thonë nga Drejtoria e Inspeksionit.

Ata tregojnë se inspektorët kanë shqiptuar edhe gjoba në vlerë rreth 400 euro dhe se parregullsitë e tilla nuk do të lejohen.

Inspektorët po vazhdojnë punën pa ndalë dhe çdo ankesë e konsumatorëve do të trajtohet me kujdes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ademi bdi dhe koalicioni i gjere do te kete kandidat per qytetin e shkupit 68874ce93c435
Lajmi i mëparshëm

Ademi: BDI dhe koalicioni i gjerë do të ketë kandidat për Qytetin e Shkupit

7 mesime ditore nga stoicizmi qe do te transformojne fuqine tende mendore 68874e5186f4f
Lajmi i radhës

7 mësime ditore nga stoicizmi që do të transformojnë fuqinë tënde mendore

Të fundit nga

ShkoLartë