gjilan arrestohet zyrtari i bibliotekes mori rroga mbi 19 mije euro per 3 vjet pa punuar 69694a5100b7a

Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar

January 15, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, një bibliotekar dhe një zyrtar tjetër.

Sipas veprimeve të ndërmarra dhe provave të siguruara “dyshohet se i dyshuari i caktuar si bibliotekist në një shkollë, me kontratë pune për kohë të pacaktuar, për një periudhë kohore nuk është paraqitur në vendin e punës, në ndërkohë që ka përfituar paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.”

Në njoftim thuhet se në periudhën kohore prej vitit 2023 e deri në tetor të vitit 2025, i dyshuari ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 19,067.69 euro.

Ndërsa i dyshuari i dytë, në cilësinë e personit zyrtar, nuk ka raportuar mungesën e të dyshuarit në punë pranë autoriteteve kompetente, duke mundësuar kështu vazhdimin e pagesave pa bazë ligjore, me ç ‘rast i njëjti po ashtu ka shkaktuar veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Të dy të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.” 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kushtetuesja arresti i shtepise per berishen i tejzgjatur 69694852d1b78
Lajmi i mëparshëm

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

kur do ti rikthehet ekranit argjira spanca i pergjigjet interesit te ndjekesve te saj 69694b71bc5c0
Lajmi i radhës

Kur do t’i rikthehet ekranit? Argjira Spanca i përgjigjet interesit të ndjekësve të saj

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë