Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi ka sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:26, në rrugën “Sadik Sadiku”.
Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë liruar.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Sadik Sadiku, Gjilan 12.12.2025 – 18:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë- të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Burimi: botasot.info


