gjeti te pajete grabitesin brenda shtepise flet vellai i pronarit ishte me kapuc dhe me doreza i pergatitur per te vjedhur 69dcb89f2111b

Gjeti të pajetë grabitësin brenda shtëpisë, flet vëllai i pronarit: Ishte me kapuç dhe me doreza, i përgatitur për të vjedhur

April 13, 2026
1 minut lexim

Shtetasi Ilir Zarka, 47 vjeç, është gjetur i pajetë në një banesë në Fier, ndërsa dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.

Viktima është gjetur fillimisht nga komshiu i pronarit të shtëpisë, pasi ky i fundit kishte një muaj që ndodhej në Greqi.

Nikollaq Lule, i cili kujdesej për shtëpinë e vëllait të tij, Uan Lule, dha nja prononcim për Top Channel, ku zbuloi detaje nga ngjarja. Ai tha se viktima ishte veshur me kapuç dhe doreza, sipas tij ‘gati për të grabitur’.

“E gjeta të varur këtu. Vëllai ka ikur, po bën një muaj në Greqi te fëmijët. Do kalonte Pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha këtu, kontrollova, por nuk gjeta gjë. Mirëpo kaloi një komshi që vjen përditë për t’i ushqyer qenin, kur kishte ardhur sot në mëngjes kishte gjetur një person këtu në dritare dhe kishte lajmëruar policinë.

Lajmërova edhe unë vëllanë, pastaj erdha këtu sepse i kam unë çelësat e shtëpisë. Xhamat janë të vegjël, mirëpo ai ka tentuar të futet aty, e për pasojë ka ngecur gjysma e trupit.

Në mëngjes ai zotëria që vjen ushqen qenin e kishte gjetur të vdekur. Unë nuk jetoj këtu, erdha sepse kisha çelësat e shtëpisë. Nuk e njoh (viktimën). Ishte me kapuç, me doreza, i përgatitur për vjedhje. Nuk kishte mjete identifikuese me vete.”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

publicisti shqiptar reagon per humbjen e viktor orban edi rama nuk mund te krahasohet me te 69dcb7b7a706a
Lajmi i mëparshëm

Publicisti shqiptar reagon për humbjen e Viktor Orban: Edi Rama nuk mund të krahasohet me të

big brother vip miri thyen kutine e dyte te emergjences cfare shkruhej brenda ne zarf 69dcba3b3fb80
Lajmi i radhës

Big Brother VIP/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf

Të fundit nga

ShkoLartë