Gjesti ka folur për herë të parë publikisht pas tragjedisë familjare që pësoi me humbjen e vëllait të tij, Eldionit.
Përmes një video të publikuar në Instagram, artisti ka gjetur forcën për të komunikuar me ndjekësit e tij besnikë.
Në këtë mesazh mjaft emocional, Gjesti ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë kësaj kohe të errët. Ai falënderoi secilin prej tyre për mesazhet motivuese, dashurinë e pakursyer dhe dhuratat që i kanë dërguar si shenjë solidariteti në këto ditë të vështira.
Gjesti u shpreh se u ndjehej borxhli fansave për t’u dërguar një mesazh falënderimi, duke thënë: “Ja u kom pas borgj ni mesazh juve për krejt dashnin që ma keni jep.”
Mirëpo, lajmi që ka gëzuar fansat më së shumti është konfirmimi i rikthimit të tij.
Gjesti bëri të ditur se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet zyrtarisht muzikës.
“Në vitin 2026 në janar kthena në muzikë, aty ku e kam vendin, ju dua, faleminderit shumë”, përfundoi Gjesti postimin e tij duke treguar se muzika do të jetë mënyra e tij për të nderuar kujtimin e vëllait dhe për të vazhduar rrugëtimin me forcën e publikut.
Burimi: botasot.info


