gjest i vogel tension i madh levizja e princit william ndez serish spekulimet per percarjen kate meghan 68851bed4658a

Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

July 26, 2025
1 minut lexim

Një moment i kapur gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Forcave Ajrore Mbretërore në vitin 2018 po komentohet sërish, pas analizës së ekspertëve të gjuhës së trupit.

Teksa Kate Middleton përshëndeste mikpritësit në Westminster Abbey, Princi William u pozicionua mes saj dhe Meghan Markle, një lëvizje që, sipas ekspertes Judi James, mund të shihet si një “mburojë njerëzore” për të shmangur kontaktin mes dyshes.

Ky gjest vjen në sfondin e tensioneve të dyshuara mes Meghan dhe Kate, veçanërisht pas incidentit të famshëm me fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e Meghan. Ndërsa fillimisht u raportua se Meghan kishte bërë Kate të qante, më vonë ishte Meghan ajo që tha se ndodhi e kundërta, por Kate i kishte kërkuar ndjesë dhe i kishte sjellë lule.

Sipas ekspertes, veprimi i William-it mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje për të ruajtur etikën mbretërore, por për shumë persona, mbetet një nga shenjat e para të përçarjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarret ne lubizhde te prizrenit totaj percjell situaten nga afer 68851ac18d818
Lajmi i mëparshëm

Zjarret në Lubizhdë të Prizrenit, Totaj përcjell situatën nga afër

flaket ne pustec kryetari i bashkise siperfaqja e djegur eshte goxha e madhe terreni eshte i thepisur 68852ead53836
Lajmi i radhës

Flakët në Pustec/ Kryetari i Bashkisë: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe, terreni është i thepisur

Të fundit nga

ShkoLartë