gjermania thote se do te dergoje sisteme te tjera patriot ne ukraine 688ca87e49481

Gjermania thotë se do të dërgojë sisteme të tjera Patriot në Ukrainë

August 1, 2025
1 minut lexim

Gjermania tha se së shpejti do të nisë dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, teksa Kievi po përballet me intensifikim të sulmeve ruse me dronë dhe raketa.

Sistemet Patriot janë të prodhimit amerikan.

Pas arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ushtria gjermane do të dorëzojë lëshues shtesë të sistemit Patriot gjatë ditëve në vijim dhe do të furnizojë me komponentë të tjerë në dy-tre muajt e ardhshëm, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

Në këmbim, Gjermania është pajtuar me Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të jetë “shteti i parë” që do të marrë me përparësi sistemet Patriot të gjeneratës më të re.

Berlini aktualisht ka nëntë sisteme Patriot, teksa që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës i ka dërguar Kievit tri sisteme të tilla.

Dy Patriot të Gjermanisë momentalisht janë të stacionuar në juglindje të Polonisë, ndërkaq një tjetër po përdoret për të trajnuar ushtarët ukrainas.

Gjermania është mbështetësja e dytë, pas SHBA-së, sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Sistemet Patriot prodhohen nga kompania amerikane e mbrojtjes, Raytheon dhe konsiderohen se janë një nga sistemet më efektive për rrëzimin e dronëve dhe raketave.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se njoftimi i së premtes “tregon edhe një herë se Gjermania është mbështetësja më e fuqishme e Ukrainës sa i përket mbrojtjes ajrore”.

Njoftimi vjen teksa javën e kaluar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij po punon që të sigurojë financimin për 10 sisteme Patriot, pas marrëveshjes së arritur me SHBA-në, sipas së cilës, shtetet evropiane do të blejnë armatim amerikan dhe më pas do t’ia japin Kievit.

Përveç Gjermanisë, Norvegjia, Holanda, Danimarka dhe Suedia kanë shprehur vullnet që të financojnë blerjen e këtij sistemi në bazë të marrëveshjes me Uashingtonin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajrami te gjitha partite kemi ofruar kompromise vetem vetevendosje ska pranuar 688ca791a53a8
Lajmi i mëparshëm

Bajrami: Të gjitha partitë kemi ofruar kompromise, vetëm Vetëvendosje s’ka pranuar

avokati i popullit heton trajtimin e te burgosurve mes tyre edhe erion veliaj 688cad6a2a4c1
Lajmi i radhës

Avokati i Popullit heton trajtimin e të burgosurve, mes tyre edhe Erion Veliaj

Të fundit nga

ShkoLartë