gjermania nis hetim ndaj temu dyshohet per manipulim cmimesh 68ec211347dcc

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

October 12, 2025
1 minut lexim

Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike “Temu”.

Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që platforma vendos për tregtarët dhe mënyrën si trajton furnizuesit nga të cilët varet për shitjet e produkteve.

“Çdo muaj, mbi 100 milionë përdorues nga tregjet evropiane vizitojnë temu.com,” tha kreu i autoritetit gjerman të konkurrencës.

“Prej gati një viti, platforma e tregtisë është e hapur edhe për furnizuesit gjermanë. Ne po hetojmë mbi dyshimet se Temu mund të ketë vendosur kushte të papranueshme çmimesh për tregtarët në tregun tonë. Këto veprime mund të përbëjnë një kërcënim serioz për konkurrencën dhe në fund të çojnë në rritje çmimesh edhe në kanale të tjera shitjeje,” shtoi ai.

Hetimi është fokusuar zyrtarisht ndaj kompanisë mëmë të Temu në nivel BE-je, Whaleco Technology Limited, me seli në Dublin. Irlanda është një shtet i njohur për politikat tatimore të favorshme ndaj korporatave.

Temu ka rreth 19.3 milionë përdorues aktivë në Gjermani, që përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë adulte të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

decani pa balotazh fiton aak 68ec2000c103c
Lajmi i mëparshëm

Deçani pa balotazh, fiton AAK

trump paralajmeron tarifa 100 ndaj mallrave kineze pekini po perdorni standarde te dyfishta nuk kemi frike nga lufta tregtare 68ec22cbe99a3
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj mallrave kineze, Pekini: Po përdorni standarde të dyfishta. Nuk kemi frikë nga lufta tregtare

Të fundit nga

ShkoLartë