gjermania furnizon ukrainen me arme per goditje thelle ne territorin rus 68724a9a0acd4

Gjermania furnizon Ukrainën me armë për goditje thellë në territorin rus

July 12, 2025
1 minut lexim

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të avancuara armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit të godasë objektiva strategjike të Rusisë, duke tejkaluar vijën e frontit.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para të këtyre sistemeve pritet të fillojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës. Këto sisteme do të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen ajrore dhe aftësinë e Ukrainës për të kryer goditje të synuara në thellësi të territoreve të kontrolluara nga Rusia,” tha Freuding për mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuar që mund të përdoren për të goditur depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së frontit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

franca nis hetim per manipulim algoritmesh nga rrjeti social
Lajmi i mëparshëm

Franca nis hetim për manipulim algoritmesh nga rrjeti social X

murati komuna e prishtines ka shpallur tender mbi 16 milione euro qe grumbullimin e mbeturinave tia jape nje kompanie private 68725164d32ac
Lajmi i radhës

Murati: Komuna e Prishtinës ka shpallur tender mbi 16 milionë euro që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private

Të fundit nga

ShkoLartë