gjermania e mbyll nje shoqate myslimane qe akuzohet se bente thirrje per kalifat 690b387540093

Gjermania e mbyll një shoqatë myslimane që akuzohet se bënte thirrje për kalifat

November 5, 2025
1 minut lexim

Gjermania e ka mbyllur të mërkurën një shoqatë myslimane, duke e akuzuar për veprimtari kundërkushtetutëse, përfshirë thirrje për krijimin e një kalifati, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.

Policia gjermane bastisi shtatë ndërtesa në qytetin verior të Hamburgut, ku e kishte selinë shoqata Muslim Interaktiv.

“Ne nuk do të lejojmë që organizata, si Muslim Interaktiv, ta minojnë shoqërinë tonë të lirë me urrejtjen e tyre… dhe ta sulmojnë vendin tonë nga brenda“, tha ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt.

Shoqata u vu në qendër të kritikave në prill të vitit 2024 gjatë një proteste në Hamburg, ku më shumë se 1.200 njerëz demonstruan, duke dënuar politikat gjoja islamofobe të Gjermanisë.

Pankartat e mbajtura në atë protestë përfshinin disa me mbishkrimin “kalifati është zgjidhja”, gjë që bëri bujë në të gjithë vendin dhe nxiti debat të ashpër kombëtar.

Shoqata, e akuzuar gjithashtu për mohimin e të drejtave të grave dhe nxitjen e urrejtjes ndaj Izraelit, tani do të shpërbëhet dhe pasuria e saj do të konfiskohet, sipas Ministrisë.

Qyteti i Hamburgut tha se kjo shoqatë, e themeluar në vitin 2020, ishte aktive kryesisht online dhe i kritikonte politikanët dhe shoqërinë për gjoja mospranimin e “të gjithë komunitetit mysliman”.

Ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote, përshëndeti mbylljen e kësaj shoqate dhe tha se autoritetet e “eliminuan një grup islamist të rrezikshëm dhe shumë aktiv”.

Policia të mërkurën bastisi gjithashtu ndërtesa në Berlin dhe në landin perëndimor Hese, si pjesë e hetimeve ndaj dy grupeve të tjera, Generation Islam dhe Realitaet Islam.

Gjermania më parë ka ndaluar disa organizata myslimane, si organizatën joqeveritare Ansaar, e cila u akuzua në vitin 2021 për financim të terrorizmit islamist nën petkun e bamirësisë. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tesla thote se musk duhet te paguhet 1 trilion dollar a do te bien dakord aksionaret 690b382f6af01
Lajmi i mëparshëm

Tesla thotë se Musk duhet të paguhet 1 trilion dollar, a do të bien dakord aksionarët?

kush eshte zonja e pare e gjenerates z ne nju jork 690b3a27ae661
Lajmi i radhës

Kush është “Zonja e Parë” e gjeneratës Z në Nju Jork?

Të fundit nga

ShkoLartë