gjermania bllokon sanksionet e be se kunder izraelit nuk kane ndikim ne vendimmarrjen politike 68b46f6be85d0

Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit: Nuk kanë ndikim në vendimmarrjen politike

August 31, 2025
1 minut lexim

Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë.

Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.

Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së. Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme. Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.

Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.

Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit. Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë. Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria. Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qindra punonjes te zerit te amerikes do te humbasin punen 68b46db668a1a
Lajmi i mëparshëm

Qindra punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin punën

paraja jashte bankave ne rekord historik 68b47273c7a9b
Lajmi i radhës

Paraja jashtë bankave në rekord historik

Të fundit nga

ShkoLartë