gjermani fiton 120 milione ne lotarine eurojackpot por zhduket per dy jave deshmia befasuese pas kthimit po meditoja 68eab37333f49

Gjermani fiton 120 milionë në lotarinë Eurojackpot, por zhduket për dy javë! Dëshmia befasuese pas kthimit: Po meditoja

October 11, 2025
1 minut lexim

Një burrë nga Berlini fitoi 120 milionë euro në Eurojackpot, por nuk i mori menjëherë. Ai u zhduk për dy javë, duke ngritur edhe dyshimet tek lojtarët dhe drejtuesit e kompanisë ose për një biletë të humbur, ose një fitues që nuk e dinte ende.

Burri nga Berlini u bë papritur milioner kur bileta e tij e Eurojackpot doli e artë, duke i dhënë atij një shumë astronomike prej 120 milionë eurosh. Megjithatë, në vend që të nxitonte për të marrë çmimin e tij, fituesi bëri diçka të papritur: ai u zhduk për dy javë të tëra.

Pas kthimit ai shkoi të dorëzonte biletën dhe të tërhiqte paratë. I pyetur se ku ishte për dy javë, është përgjigjur me qetësi olimpike:

“Shkova të meditoja për pasurinë, se çfarë do bëja me të, planet e jetës që më ndryshoi dhe për të vlerësuar fatin e madh që pata. Nuk kisha asnjë nxitim. Preferova të qëndroja vetëm me mendimin e ndryshimit të papritur që sapo kishte ndodhur në jetën time, për të kuptuar madhësinë e fatit dhe për të vendosur me qetësi për hapat e mëtejshëm”, tha ai.

Më 7 tetor fituesi u shfaq në selinë e Eurojackpot, ku qëndroi për gati një orë për procedurat. Zyrtarët e përshkruan sjelljen e tij si “të qetë dhe të kthjellët”. Pasi konfirmuan numrat 7, 18, 31, 32, 33 dhe Euro 10 dhe 11, “fitorja” e tij u konfirmua zyrtarisht.

Përfaqësuesi i organizatës e përshkroi atë si “një person shumë të rezervuar”, duke theksuar se ai shmangte çdo përmendje të planeve të tij të ardhshme ose se si synonte ta përdorte pasurinë e tij. Pavarësisht madhësisë së shumës, e tëra që ai kërkoi ishte që procesi të përfundonte me diskrecion dhe siguri absolute.

Paratë pritet të transferohen në llogarinë e tij brenda ditëve të ardhshme, pasi të përfundojë verifikimi i nevojshëm. Sipas rregulloreve, mbajtësi kishte tre vjet – deri më 1 janar 2026 – për të kërkuar shumën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkencetaret zbulojne dicka alarmuese qe rrjedh nga poshte oqeanit perreth antarktides 68eab32e685a8
Lajmi i mëparshëm

Shkencëtarët zbulojnë diçka alarmuese që rrjedh nga poshtë oqeanit përreth Antarktidës

5000 police nga beogradi per sigurine rikthehet flamuri kuqezi ne stadium gjithcka nga atmosfera para ndeshjes serbi shqiperi 68eab4356df0e
Lajmi i radhës

5000 policë nga Beogradi për sigurinë, rikthehet flamuri kuqezi në stadium/ Gjithçka nga atmosfera para ndeshjes Serbi-Shqipëri

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë