gjermani bastisje kunder propagandes islamiste ne 12 lande 69166d355dbdf

Gjermani: Bastisje kundër propagandës islamiste në 12 lande

November 14, 2025
1 minut lexim

Organet e rendit kryen sot kontrolle në dymbëdhjetë lande të Gjermanisë në zbatim të më shumë se 50 urdhër-bastisjeve ndaj personave të dyshuar për propagandë islamiste në internet. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), e cila drejton operacionin, mori në pyetje shumë të dyshuar. Arrestime nuk pati.

Bastisjet ishin pjesë e një aksioni të përbashkët me Austrinë dhe Zvicrën, i cili drejtohet kundër propagandës islamike.

Roli i platformave online

Qendra e përbashkët e internetit e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) filtron çdo ditë internetin për përmbajtje islamiste dhe i shqyrton ato nëse përbëjnë aktivitet kriminal. Sipas BKA-së në to bëjnë pjesë, për shembull, thirrje fetare me përmbajtje të paligjshme ose video propagandistike të organizatave ekstremiste.

Platformat e njohura online luajnë një rol të rëndësishëm sidomos për radikalizimin e të rinjve. Ekspertët besojnë se propaganda xhihadiste aktualisht po përhapet përmes platformave si TikTok, Instagram, Rocket.Chat dhe Telegram. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mediat sociale kane vdekur dhe televizioni ka fituar 69166cee3c586
Lajmi i mëparshëm

Mediat sociale kanë ‘vdekur’ dhe televizioni ka fituar

ferizaj do te kete qender te re moderne per art dhe kulture 691674155d44e
Lajmi i radhës

Ferizaj do të ketë qendër të re moderne për art dhe kulturë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë