gjenocidi serb berisha me tone te forta nga kuvendi ata qe shkelin mbi gjakun e sakrifices skane gjak shqiptari kreu juaj argat i vucic 68f0bcd9b7431

Gjenocidi serb, Berisha me tone të forta nga Kuvendi: Ata që shkelin mbi gjakun e sakrificës, s’kanë gjak shqiptari. Kreu juaj, argat i Vuçiç

October 16, 2025
1 minut lexim

Pas akuzave të Ballës, vjen kundërpërgjigja nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë.

“Do të shtosh minutat e përgjigjes ndaj tij. Gjatë periudhës 98-99 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra, të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Në Likoshan, në 28 shkurt deri në 1 mars, 24 viktima civile, Prekazë; 5-7 mars, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari. Shalë e Bajgorës, 12 viktima civile. Në Abri e Epërme, 26 shtator, 24 viktima civile. Lubeniq, masakra e dytë, 100 viktima civile, mes tyre dhe gra shtatzëna.”, tha ai.

Berisha theksoi se kush shkel mbi sakrificën nuk ka gjak shqiptari.

“Ata që shkelin mbi gjakun e tyre këtij gjenocidit të tmershëmrë, ata nuk janë shqiptarë. Ata janë nivel njëriu primitiv ose kafshës. Por ju të tillë nuk doni ta paraqisni. Këto shifra janë të parlamentit të Kosovës, që ne duhet ta paraqesim këtu. Të mohosh ndërgjegjen e vendit tonë, do të thotë që të jesh një qenie pa ndërgjegje shoqërore dhe kombëtare.

Kjo është jashtë çdo lloj procesi. Por dhe ju keni një familje tuaj që kanë luftuar. Keni njerëzit që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojnë mbi këtë gjak. Po pse e bëni? Sepse kreu juaj është një argat i Vuçiçit. Po dhe çfarë çdo lloj kombësie që ti përkisnit ndaj gjenocidit duhet të qëndrojë. Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe entike e civilëve.”, tha Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ka filluar vaksinimi kunder gripit sezonal deri tani jane paraqitur 43 000 qytetare 68f0bb7253ffd
Lajmi i mëparshëm

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

altin lala tregon pengun ne karriere 68f0bd3602c9f
Lajmi i radhës

Altin Lala tregon pengun në karrierë

Të fundit nga

ShkoLartë