gjenerali i pare shqiptar qe hyn ne hall of fame te u s army war college 68f13395a28f4

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

October 16, 2025
min lexim

Një arritje historike dhe një nder i jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës dhe gjithë kombin shqiptar. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Gjeneral Ejup Maqedonci, është përfshirë në “Hall of Fame” të U.S. Army War College, duke u bërë kështu gjenerali i parë shqiptar që merr këtë vlerësim të lartë nga një prej institucioneve më prestigjioze ushtarake në botë.



Ky është një nga nderimet më të mëdha që Kolegji Ushtarak i Luftës i Ushtrisë Amerikane i jep personaliteteve ndërkombëtare që kanë dhënë kontribute të shquara në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe udhëheqjes strategjike.

Screenshot 5 4

Ceremonia zyrtare e përfshirjes në “Hall of Fame” u mbajt në Washington D.C., në prani të Gjeneralit Randy A. George, Shef i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve ushtarake amerikane. Me këtë nderim, Gjeneral Maqedonci u rendit përkrah liderëve më të njohur ushtarakë e diplomatikë nga e gjithë bota, duke vendosur Kosovën dhe shqiptarët në hartën e ekselencës ndërkombëtare të mbrojtjes.

Në një publikim në rrietin e tij social Facebook pas ceremonisë, Ministri Maqedonci u shpreh se ky vlerësim është më shumë se një arritje personale dhe është një nder për të gjithë ata që kanë ndërtuar me përkushtim dhe profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Screenshot 4 5

“Ky nderim i përket çdo ushtaraku, çdo oficeri dhe çdo qytetari që ka besuar në misionin tonë për ndërtimin e një ushtrie profesionale dhe moderne. Falënderimet e mia më të sinqerta i drejtoj Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së SHBA-së për këtë vlerësim, si dhe të gjithë kolegëve, mentorëve dhe familjes sime për mbështetjen e tyre të vazhdueshme,” u shpreh Gjeneral Maqedonci.

Ai theksoi se ky moment e forcon më tej besimin në fuqinë e shërbimit, udhëheqjes dhe mësimit të përjetshëm, vlera që bashkojnë të gjithë ata që i shërbejnë me nder dhe përkushtim vendit të tyre.

Ky nderim historik e pozicionon Ushtrinë e Kosovës në një nivel të ri të respektit ndërkombëtar, si partnere e besueshme në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit strategjik me aleatët e saj, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump konfirmon takim me putinin ne hungari synimi ti jepet fund luftes te palavdishme ne ukraine 68f130929914b
Lajmi i mëparshëm

Trump konfirmon takim me Putinin në Hungari: Synimi, t’i jepet fund luftës ‘të palavdishme’ në Ukrainë

reforma e re tatimore ne poloni takse zero per prinderit qe rrisin te dy femije 68f134c2e4409
Lajmi i radhës

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë