gjeneral jashari kosova duhet te jete pjese e plote e kartes se adriatikut 68cbef61c8851

Gjeneral Jashari: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut

September 18, 2025
1 minut lexim

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, e mbajtur në Tiranë, ku u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca u udhëhoq nga komandanti i Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëkohësisht Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), ndërsa bashkëkryesohej nga Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina.

Në punimet e saj morën pjesë shefat e mbrojtjes të vendeve të rajonit dhe Adjutantët e Përgjithshëm të Gardave Kombëtare të shteteve partnere.

Në adresimin e tij, gjeneral Jashari theksoi nevojën e anëtarësimit të plotë të Kosovës në këtë nismë, duke vlerësuar se ky hap do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të konferencës, ai zhvilloi takime bilaterale me Komandantin e EUCOM-it dhe SACEUR-in, Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin.

Në përfundim, shtetet pjesëmarrëse u pajtuan se nisma të tilla janë të domosdoshme për forcimin e bashkëpunimit dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni i arbitrimit deklarohet pas reagimit te jeton beqirit 68cbef5421a43
Lajmi i mëparshëm

Komisioni i Arbitrimit deklarohet pas reagimit të Jeton Beqirit

kanabisi lulezonte ne 5 njesi administrative te shkoder e pesojne kryetaret e fshatrave 68cbf0061a899
Lajmi i radhës

Kanabisi ‘lulëzonte’ në 5 njësi administrative të Shkodër, e pësojnë kryetarët e fshatrave

Të fundit nga

ShkoLartë