RRUGE

Gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut

August 26, 2025
1 minut lexim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN BUJAR OSMANI GAZETA
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Prokuroria  të veprojë ndaj raportit të revizionit për Bujar Osmanin

adriatik lapaj zbulon oferten nga mazhoranca mu ofrua nga nje i njohur ne tirane 68ad64359ec95
Lajmi i radhës

Adriatik Lapaj zbulon “ofertën” nga mazhoranca: M’u ofrua nga një i njohur në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë