gjendja aktuale ne pikat e kalimit kufitar ja ku ka me se shumti pritje 6887d9e3baa48

​Gjendja aktuale në pikat e kalimit kufitar, ja ku ka më së shumti pritje

July 28, 2025
1 minut lexim

Në orët e mbrëmjes në disa nga pikat e kalimit kufitar vazhdojnë të kenë pritje të gjata në të dyja anët e kufirit.

Ardhja e mërgimtarëve për pushime verore, ka bërë që të shtohet edhe fluksi i automjeteve ditëve të fundit.

Sipas gjendjes së orës 21:30, pritjet më të gjata janë në hyrje të pikës kufitare Muçibabë me kolona deri në një 1 kilometër në hyrje dhe pritjet deri në pesë minuta, ndërsa në dalje të kësaj pike kufitare kolona është 800 metra e gjatë dhe pritjet e qytetarëve zgjasin deri një orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare me Malin e Zi- Kullë, ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare janë 15 deri në 20 metra, me pritjet e qytetarëve nga katër deri në pesë minuta, teksa në hyrje kolona e automjeteve është 40 metra e gjatë dhe pritjet janë 8 deri në 10 minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar është dyqind metra e gjatë, me pritjet që variojnë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë vetëm pesë minuta dhe kolona e automjeteve është 50 metra e gjatë, raporton KosovaPress.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga pesë deri në dhjetë minuta, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lotaria shteterore maqedonase hetimet vazhdojne te dyshuarit ende ne arrati 6887d623c70ab
Lajmi i mëparshëm

Lotaria Shtetërore maqedonase: Hetimet vazhdojnë, të dyshuarit ende në arrati

egli lajmerohet nga palestra keshtu po i reklamon linjat trupore 6887db0fac6a8
Lajmi i radhës

Egli lajmërohet nga palestra, kështu po i ‘reklamon’ linjat trupore

Të fundit nga

ShkoLartë