gjendet pa shenja jete ne makine influencerja e njohur 68a4a3bd9ad8f

Gjendet pa shenja jete në makinë influencerja e njohur

August 19, 2025
1 minut lexim

Policia në Westchester, New York, ka ndarë detaje të reja për vdekjen tragjike të influenceres dominikane Ariela Mejia-Polanco, e njohur si Ariela “La Langosta”, e cila u gjet e vrarë më 17 gusht 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçarja u gjet pa shenja jete pas timonit të makinës së saj, rreth orës 08:00 të mëngjesit, në Cross County Parkway pranë daljes së Broad Street në Mount Vernon. Hetimet paraprake zbuluan se ajo kishte ndërruar jetë nga plagët me armë zjarri, dhe policia theksoi se bëhej fjalë për një sulm të qëllimshëm:

“Vdekja e saj nuk ishte akt i rastësishëm”, – thuhej në deklaratën e policisë.

Ngjarja po hetohet nga Njësia e Përgjithshme e Hetimeve.

Një ditë më parë, Ariela kishte punuar në Ikon New York, restorant dhe lounge në Manhattan, ku ishte e punësuar prej kohësh.

Pas lajmit tronditës, reperi Tekashi 6ix9ine, mik i afërt i saj, i kushtoi një homazh të ndjerë në Instagram, duke e quajtur Arielen “mbretëresha e New Yorkut”:

“Nju Jorku nuk do të jetë më kurrë i njëjtë. Të desha shumë.” – shkroi ai.

Edhe shumë klube nate e miq të saj publikuan mesazhe prekëse. Ikon New York shkroi:

“Gëzimi yt, përulësia dhe mënyra si i trajtoje të gjithë me kaq dashuri të bënin të veçantë. Faleminderit që i dhe kaq shumë dashuri familjes sonë.”

Lokali njoftoi gjithashtu se do të qëndrojë i mbyllur deri më 21 gusht “në shenjë respekti për një prej anëtareve më të dashura të stafit tonë”.

Ndërsa klubi Starlets of New York në Queens e përkujtoi atë si një “mike të bukur, nënë dhe bijë të dashur, buzëqeshja dhe energjia e së cilës ndriçonin çdo dhomë ku hynte”.

“Energjia e saj do të na mungojë përjetësisht, por shpirti i saj do të jetojë gjithmonë me ne,” – përfundon mesazhi i tyre. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shskuk pacientet nuk kane nevoje te blejne barin per parandalimin e gjakderdhjes 68a4a2939474c
Lajmi i mëparshëm

ShSKUK: Pacientet nuk kanë nevojë të blejnë barin për parandalimin e gjakderdhjes

fetai rrisim transparencen institucionale 68a4a7d296f27
Lajmi i radhës

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë