gjendet pa shenja jete 64 vjecari ne oborrin e shtepise se tij ne gjilan hashani dyshohet per vetevrasje 6890bfeee7c76

Gjendet pa shenja jete 64 vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan, Hashani: Dyshohet për vetëvrasje

August 4, 2025
1 minut lexim

Një person i moshës 64 vjeç sot rreth orës 08:00 është gjetur pa shenja jete nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, Hashani theksoi se nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

“Me datën 04.08.2025 rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961. Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Hashani.

Tutje tha se mme urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion , hetimet rreth këti rasti i cilësuar si “ Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nese une zgjidhem kryetar komune bekim sali do te jete zv kryeminister i pare ne rmv 6890bf7b3a289
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Nëse unë zgjidhem kryetar komune, Bekim Sali do të jetë zv. kryeministër i parë në RMV

dafina zeqiri dhe kreshniku dalin per here te pare publikisht pas lindjes se djalit 6890c11a6674e
Lajmi i radhës

Dafina Zeqiri dhe Kreshniku dalin për herë të parë publikisht pas lindjes së djalit

Të fundit nga

ShkoLartë