gjendet i vdekur ne shtepine e tij producenti i beyonce dhe drake mister shkaku 68cb177fe4241

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij producenti i Beyonce dhe Drake, mister shkaku

September 17, 2025
1 minut lexim

Sidney Brown, producenti që punoi me Drake, Lil Wayne dhe Beyoncé, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në East Harlem.

Sipas PageSix, një anëtar i familjes e gjeti 49-vjeçarin pa ndjenja në apartamentin e tij.

Artisti, i cili njihej në industrinë e muzikës me emrin skenik ‘Omen’, thuhet se ndërroi jetë më 13 shtator, konfirmoi nëna e tij, Martha Brown, për TMZ.

“Shkaku dhe mënyra e vdekjes janë nën hetim”, tha zyra e mjekut ligjor të qytetit në një deklaratë.

Familjarët shkuan ta kërkonin kur ai nuk u paraqit për setin e tij të planifikuar si DJ në Barawine Harlem, ku kishte punuar për më shumë se një dekadë.

“Ai ishte i shëndetshëm. Ne nuk e dinim që ishte i sëmurë, kështu që e gjithë kjo ndodhi papritur”, tha motra e tij, Nicole Iris Brown, për NBC News.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ldk mbajti tubim elektoral ne hajvali te prishtines 68cb1656a874d
Lajmi i mëparshëm

LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës

bajram rexhepi u takua me artistet nga tetova 68cb281530a69
Lajmi i radhës

Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova

Të fundit nga

ShkoLartë