gjendet i plagosur rende nazif muslija burri nga debreshi i kerkuar per vrasjen e bashkeshortes ne ankona 6931fd100b5f8

Gjendet i plagosur rëndë Nazif Muslija, burri nga Debreshi i kërkuar për vrasjen e bashkëshortes në Ankona

December 4, 2025
1 minut lexim

Ankona, 4 dhjetor – Nazif Muslija, 50 vjeç, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij Sadjide Muslija, 49 vjeçe, është gjetur i gjallë, por i plagosur rëndë, në zonën e Matelica-s pranë Ankonës. Ai ishte në arrati për më shumë se 24 orë.

Ekipet mjekësore të emergjencës po punojnë për ta stabilizuar. Automjeti i tij, një Smart e bardhë, u gjet i braktisur në një zonë të vështirë terreni, ndërsa ai vetë u gjet i shtrirë në tokë.

Gjatë hetimeve të ditës së sotme, karabinierët sekuestruan një tub hekuri në banesën në Pianello Vallesina, Monte Roberto, ku një ditë më parë u gjet e vrarë gruaja. Mjeti do të analizohet për të parë nëse lidhet me krimin.

Prokuroria e Ankonës kishte lëshuar urdhër ndalimi dhe kërkim ndërkombëtar ndaj Muslijës për vrasje. Dëshmitarë të ndryshëm e kishin parë atë të largohej me makinën e tij nga banesa ku ndodhi ngjarja.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autopsia pritet të caktohet në ditët në vijim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen 19 tetori e nisi valen me 11 janar gostivari e permbyll ndryshimin 6931f5f52236f
Lajmi i mëparshëm

VLEN: 19 tetori e nisi valën, më 11 janar Gostivari e përmbyll ndryshimin!

a do krijoje nje parti te re salianji une jam ne pd nuk largohem do krijoj hapesira 6931ff1b15f9e
Lajmi i radhës

A do krijojë një parti te re? Salianji: Unë jam në PD, nuk largohem, do krijoj hapësira!

Të fundit nga

ShkoLartë