gjendet i pajete prane baneses 47 vjecari ne shkoder dyshohet se eshte pickuar nga bletet 6895e178b10b8

Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga bletët

August 8, 2025
1 minut lexim

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në afërsi te banesës, në fshatin Nënmavriq në Shkodër.

Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari  me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tregtaret prodhuesit dhe distributoret pasdite ne takim tek durmishi per cmimet e ushqimeve 6895d81872aa3
Lajmi i mëparshëm

Tregtarët, prodhuesit dhe distributorët pasdite në takim tek Durmishi për çmimet e ushqimeve

dikur llogaritej messi i ri te barcelona 6895e1f01149a
Lajmi i radhës

Dikur llogaritej Messi i ri te Barcelona

Të fundit nga

ShkoLartë