gjenden mijera rrenje kanabisi ne qarkun e shkodres nis hetimi per disa zyrtare sekuestrohet lenda narkotike 685cf8e3f16be

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

June 26, 2025
1 minut lexim

Mijëra rrënjë kanabisi është gjetur në disa zona në qarkun e Shkodrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 2936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh, dhe asgjësuan 1792 bimë të dyshuara narkotike.

Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.

-Në Malësinë e Madhe gjetën në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat, dhe asgjësuan 824 bimë të dyshuara narkotike.

-Në Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Qafë Mal, dhe asgjësuan 320 bimë të dyshuara narkotike.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

RENT A CAR

lamm komunikacioni zhvillohet pa probleme nuk ka vonesa ne pikat kufitare 685cef473188f
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, nuk ka vonesa në pikat kufitare

interi prane transferimit te radhes 685cf91fca23d
Lajmi i radhës

​Interi pranë transferimit të radhës

Të fundit nga

Brittany Mahomes feston 30-vjetorin

Brittany Mahomes festoi 30-vjetorin e saj me një udhëtim të veçantë vajzash në Nashville, qytetin e muzikës dhe argëtimit. Kjo festë e veçantë ishte një moment i rëndësishëm në jetën e saj,
ShkoLartë