gjenden dhe asgjesohen rreth 2000 bime kanabisi ne shkoder procedohen penalisht tre kryetare fshatrash 68aafa904cada

Gjenden dhe asgjësohen rreth 2000 bimë kanabisi në Shkodër, procedohen penalisht tre kryetarë fshatrash

August 24, 2025
1 minut lexim

Janë gjetur dhe asgjësuar rreth 2000 bimë kanabis në qarkun e Shkodrës.

Për pasojë janë proceduar penalisht tre kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre.

Në territorin e njësive administrative Gur i Zi dhe Postribë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 186 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shpor, shtetasin M. C., për kryetarin e fshatit Ura e Shtrenjt, shtetasin R. M., dhe për kryetarin e fshatit Vilez, shtetasin F. L.

Në territorin e njësisë administrative Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1801 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ky eshte i arrestuari ne veri per sulm ndaj pjesetareve te policise dhe kfor it 68aaf9e25f69e
Lajmi i mëparshëm

Ky është i arrestuari në veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it

rolls royce perfundon ne nje pishine marka prestigjioze feston legjendat e muzikes 68aafab646d6d
Lajmi i radhës

Rolls-Royce përfundon në një pishinë, marka prestigjioze feston legjendat e muzikës

Të fundit nga

ShkoLartë