gjate javes fsk ja me aktivitete ne badovc e koliq 697e8e08179f2

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

February 1, 2026
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete të radhës që do të zhvillohen nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë fillimit të muajit shkurt.

Sipas njoftimit, më 03 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”.

Ndërkaq, në zonën e Koliqit, më 06 dhe 07 shkurt 2026, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.

Nga Komuna bëhet e ditur se ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë realizuar edhe më parë nga kadetët e FSK-së dhe se ato kanë karakter profesional dhe edukativ, pa ndikuar në sigurinë e qytetarëve.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se për çdo informatë shtesë publiku do të njoftohet me kohë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon pamjet parku i ri prane bunes mushkeri e re per shkodren 697e8e04c490d
Lajmi i mëparshëm

Rama publikon pamjet: Parku i ri pranë Bunës, “mushkëri e re” për Shkodrën

pjese e dosjes epstein miroslav lajcak dorehiqet nga detyra si 697eb5cbdd3de
Lajmi i radhës

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Të fundit nga

ShkoLartë