VETURA NE KOMUNIKACION

Gjatë dy ditëve të fundit 1177 shkelje trafiku, 25 persona të privuar nga liria për vozitje të pakujdesshme

March 25, 2026
1 minut lexim

Gjatë dy ditëve të fundit (23/24.03.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga zyrtarët policorë nga të gjithë sektorët për punë të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, janë lëshuar gjithsej 1177 urdhërpagesa, prej të cilave 217 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit 25 persona, prej të cilëve dy për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 10 për drejtim pa patentë shoferi, dhe dy për shkak të një ndalimi të mëparshëm për drejtim automjeti.

Në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 11 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.

Më tej, sipas përmbledhjes statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 324 shkelje për parkim të parregullt, si dhe gjashtë sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë sanksionuar 11 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuar 161 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Sipas Ligjit për automjetet, 20 automjete janë larguar nga qarkullimi për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa 34 për shkak të defekteve teknike. Janë sanksionuar edhe 14 drejtues automjetesh për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (folie).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Në Qeveri ka funksionar që nuk e japin maksimumin, nëse nuk përmirësohen do të shkarkohen!

gjate dy diteve te fundit 1177 shkelje trafiku 25 persona te privuar nga liria per vozitje te pakujdesshme 69c3b40b99bdf
Lajmi i radhës

Gjatë dy ditëve të fundit 1177 shkelje trafiku, 25 persona të privuar nga liria për vozitje të pakujdesshme

Të fundit nga

Grekët irritohen me shqiptarët, ja arsyeja

Futbollisti Stavro Pilo ishte një nga afrimet e reja në Kombëtare, duke forcuar në këtë mënyrë edhe më shumë krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku aktivizohet Mario Mitaj dhe deri më
ShkoLartë