gjate 24 oreve raportohen dy raste te dhunes ne familje 696cf1af7e48e

Gjatë 24 orëve raportohen dy raste të dhunës në familje

January 18, 2026
1 minut lexim

MPB ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të dhunës në familje, një në zonën e Bit Pazarit dhe një tjetër në Manastir. Viktimat ishin femra të moshës 22 dhe 79-vjeçare.

“Më 17.01.2026, në orën 19:00, në një kazino me vendndodhje në rrugën “Partizanska” në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria T.R. (28) nga Manastiri, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij 79-vjeçare në shtëpinë familjare në Manastir, me ç’rast i ka shkaktuar asaj lëndime të rënda trupore. Nga ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Manastirit, gruaja e lënduar është transferuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Në koordinim me prokurorin publik, kundër T.R. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal”.

“Më 17.01.2026 në orën 14:30 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria F.S. (30) nga Shkupi, sepse rreth orës 06:10 e sulmoi fizikisht A.M. (22) nga Shkupi dhe e shtyu përtokë gruan e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zv kryeministri i pare bekim sali takim i rendesishem per avancimin e agjendes reformuese 696cf12773fc9
Lajmi i mëparshëm

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Takim i rëndësishëm për avancimin e Agjendës Reformuese

rruga u bllokua nga masivi shkembor hapet pjeserisht aksi qukes qafe plloce 696cfe3539dec
Lajmi i radhës

Rruga u bllokua nga masivi shkëmbor, hapet pjesërisht aksi Qukës-Qafë Plloçë

Të fundit nga

ShkoLartë