Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të lënduar pasi një teleferik u përplas me një barrierë stacioni ndërsa i afrohej një maje mali ‘shumë shpejt’ në Itali.
Rreth njëqind persona mbetën gjithashtu të bllokuar pas incidentit, i cili ndodhi në teleferikun Macugnaga, në rajonin Verbano-Cusio-Ossola të Piemontes.
Raportet e mediave lokale pretendojnë se teleferiku mbërriti në stacion, i cili ndodhet qindra metra në ajër, shumë shpejt. Pistat e skive përreth u mbyllën dhe teleferiku i skive u ndal pas incidentit.
Personat e bllokuar u evakuuan nga Korpusi Kombëtar i Shpëtimit Alpin nëpërmjet dy helikopterëve zjarrfikës. Gjashtë të lënduarit u trajtuan menjëherë nga mjekët në vendngjarje, por do të transportohen në një spital lokal.
Filippo Besozzi, drejtori i Macugnaga Trasporti e Servizi, i tha Corriere: ‘Kishim një problem teknik. Kabina që mbante skiatorët mbërriti në stacion shumë shpejt. Ne aktivizuam frenat e emergjencës, por pavarësisht kësaj, kabina goditi barrierat e sigurisë’.
Burimi: botasot.info


