gjalle a vdekur nuk ndahesh prej meje flet tezja e daorsa spahijas e vrau i dashuri kemi prova me mesazhe 691ce78367630

“Gjallë a vdekur nuk ndahesh prej meje”- flet tezja e Daorsa Spahijas: E vrau i dashuri, kemi prova me mesazhe

November 18, 2025
1 minut lexim

Tezja e Daorsa Spahijas, studentes së mjekësisë që dyshohet se u vetëvra në Tetovë, pretendon se ajo është vrarë nga i dashuri.

Tezja e viktimës thotë se ajo prej kohësh vuante nga presioni dhe xhelozia e të dashurit të saj.

“Ne dyshojmë se Daorsa është vrarë. Nuk ka qenë me mendime për ta vrarë veten, ka pasur qëllime të mëdha në jetë. Ka menduar për doktoraturë në Tiranës. Vetëm është vrarë, këto mendojmë ne familja. E ka vrarë i dashuri që ka qenë në lidhje. Ka qenë lidhje familjare është prezantuar në familje. Ka pasur xhelozi të madh, kërcënime, kemi gjetur prova dhe dëshmi. “Nuk guxon të më lësh”-i ka thënë ai. Ai i ka thënë kam një vajzë që jeton me nënën, nuk kam partnere”, tha tezja e viktimës.

Ajo shtoi se i dashuri kishte bërë presion ndaj Daorsës në muajin gusht pasi që ishin ndarë.

“Ditën që është vrarë më ka kontaktuar në 11:30 paradite me kamera mbesa. Nuk ka shfaqur shqetësim. Dhunën psikike jam dëshmitare, i kërkonte të mbante kamerën hapur natën. Nuk e di si i ka dhënë provimet në presionin e tij. E ka vrarë se në muajin Gusht kur Daorsa është ndarë, i ka bërë presion. I ka thënë ose gjallë ose vdekur Daorsa prej meje nuk ndahet. Nuk e di pse është në liri”, tregoi tezja.

Tezja e viktimës hodhi akuza edhe për shoqen e Daorsës, e cila sipas saj, ka gisht në këtë vrasje duke fshehur informacionet që di. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbappe serish ne qender te vemendjes 691ce77e5ebd6
Lajmi i mëparshëm

Mbappe, sërish në qendër të vëmendjes

fizikisht ose online keshilli bashkiak leter spak dhe drejtorise se burgjeve lejoni marrjen pjese ne mbledhje te erion veliajt 691ce8247600a
Lajmi i radhës

“Fizikisht ose online”, Këshilli Bashkiak letër SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve: Lejoni marrjen pjesë në mbledhje të Erion Veliajt

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë