giorgia meloni dhe motra e saj viktima te webit qe publikon fotot e grave me komente seksiste kryeministrja italiane e neveritur denim pa asnje meshire 68b194319244c

Giorgia Meloni dhe motra e saj “viktima” të webit që publikon fotot e grave me komente seksiste, kryeministrja italiane: E neveritur, dënim pa asnjë mëshirë

August 29, 2025
min lexim

Kryeministrja italiane Georgia Meloni dhe motra e saj Arianna janë indinjuar pas publikimit në disa faqe web të fotove të tyre dhe të grave të tjera, të cilat nuk e dinë që po fotografohen dhe komentohen me fyerje seksiste.

Indinjata e motrave Meloni vjen pas publikimit të fotove të grave — të fotografuara pa dijeni — të shoqëruara me komente seksiste në një faqe interneti tashmë të mbyllur. Kryeministrja Giorgia Meloni deklaron: “Duhet të denoncohet”, ndërsa motra e saj, Arianna, shprehet se “ekziston një shoqëri e klikimeve që shkatërron jetët e njerëzve”.

Fotot nuk i kanë parë, por që të publikohen imazhe të grave dhe ato të viheshin në lojë me komente seksiste apo përçmuese, pa respekt për privatësinë dhe të drejtën për të mos u ngacmuar në asnjë formë — kjo është diçka e rëndë, sipas Giorgia dhe Arianna Melonit.

Të dyja, si politikane dhe si femra, janë ndër viktimat e faqes Phica.eu, e cila tashmë është mbyllur nga vetë administratorët pas indinjatës së madhe që shkaktoi në të gjitha partitë politike dhe në mbarë opinionin publik italian.

Roli i dy motrave është sigurisht i ndryshëm, ashtu si edhe karakteri, por të dyja — duke folur për Corriere della Sera — e gjykojnë plotësisht të papranueshme një fakt kaq të rëndë. Një hap përpara, drejt një gremine, që duhet ndalur para se shumë e shumë të përfundojnë brenda.

Kryeministrja Giorgia Meloni është e tërbuar nga ngjarja. Ajo mori një natë për të menduar si të reagonte, dhe tani thërret për veprim: Të reagojmë dhe të denoncojmë. Kjo, sipas saj, nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrë dhe domosdoshmëri.

Ndërkohë, Arianna Meloni do të donte pothuajse të fiken dritat që ndriçojnë këtë spektakël të turpshëm, që bie ndesh me avancimin e grave në shoqëri.

Ajo dënon një “ves të keq” të shoqërisë së klikimeve, një botë ku njerëzit hyjnë në privatësinë e të tjerëve, i shikojnë nga vrima e çelësit, i fyejnë, i shkatërrojnë dhe minimizojnë përpjekjet dhe arritjet reale që gratë i arrijnë çdo ditë përmes punës së tyre.

Nga ana tjetër, kryeministrja Meloni flet edhe si përfaqësuese e qeverisë, duke reaguar me ashpërsinë që kërkojnë raste të tilla. Ajo thekson se kjo nuk është çështje e një individi apo e një grupi politik, por një çështje që prek gjithë shoqërinë — një botë që ajo përpiqet ta përfaqësojë dhe ta mbrojë me përgjegjësinë e postit të saj.

“Jam e neveritur nga ajo që ka ndodhur,” thotë ajo, “dhe dua të shpreh solidaritetin dhe afërsinë time me të gjitha gratë që janë fyer, ofenduar dhe cenuar në intimitetin e tyre nga administratorët e këtij forumi dhe ‘përdoruesit’ e tij.”

Meloni nënvizon se, pavarësisht se jemi në vitin 2025, ende ekzistojnë ata që e konsiderojnë normale dhe të pranueshme shkeljen e dinjitetit të një gruaje, duke e kthyer atë në objekt fyerjesh seksiste e vulgare, shpeshherë duke u fshehur pas anonimatit apo tastierës.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

asnje ndryshim nga hera e fundit sylvinho nuk e prek listen e kombetares lojtaret per duelet e shtatorit te njejte me ata qe barazuan me serbine 68b19330c8c97
Lajmi i mëparshëm

Asnjë ndryshim nga hera e fundit, Sylvinho nuk e “prek” listën e Kombëtares! Lojtarët për duelet e shtatorit, të njëjtë me ata që barazuan me Serbinë

gushti mbyllet me reshje sinoptikania ja cilat do te jene qytetet me problematike 68b1973647f70
Lajmi i radhës

Gushti mbyllet me reshje, sinoptikania: Ja cilat do të jenë qytetet më problematike

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë