gervalla u ben thirrje shqiptareve te lugines te votojne koalicionin shqiptar 6adbbee29cd97

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë Koalicionin Shqiptar

October 23, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që më 25 tetor të votojnë Koalicionin Shqiptar me numër 17, për të forcuar përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla ka theksuar se përfaqësimi sa më i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë është i domosdoshëm, përballë asaj që ajo e cilëson si diskriminim sistematik dhe mohim të të drejtave të tyre.

“Përballë diskriminimit sistematik, mohimit të të drejtave dhe padrejtësive të vazhdueshme nga shteti serb, përfaqësimi sa më i fuqishëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë është domosdoshmëri”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka theksuar se shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk duhet të mbeten jashtë vëmendjes së institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Gërvalla u ka bërë thirrje shqiptarëve, nga Lugina deri në mërgatë, që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke vlerësuar se pjesëmarrja më e madhe mund të forcojë zërin dhe përfaqësimin e tyre në Parlamentin e Serbisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tetove ndotja e ajrit alarmon qytetaret institucionet zhvendosin pergjegjesine te sezoni i dimrit 6adbbe54e4258
Lajmi i mëparshëm

Tetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimrit

protestat ne tirane ministri demo paralajmeron masa e drejta per te protestuar seshte e drejte per te ushtruar dhune 6adbbf3e276dc
Lajmi i radhës

​Protestat në Tiranë, ministri Demo paralajmëron masa: E drejta për të protestuar s’është e drejtë për të ushtruar dhunë

Të fundit nga

ShkoLartë