gervalla priti delegacionin nga iowa kosova lidere ne rajon per siguri 68df99c2b129e

Gërvalla priti delegacionin nga Iowa: Kosova, lidere në rajon për siguri

October 3, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim një delegacion të drejtuesve të institucioneve të zbatimit të ligjit nga shteti amerikan i Iowas, të kryesuar nga Dennis McDaniel, shef i policisë së qytetit të Johnstonit.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se ministrja në detyrë e ka njoftuar delegacionin amerikan për progresin e vazhdueshëm të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, progres ky i konfirmuar edhe nga raportet ndërkombëtare kredibile që e vendosin Republikën e Kosovës në krye të renditjeve në Evropë dhe më gjerë sa i përket sigurisë.

“Duke iu referuar rezultateve konkrete që janë arritur në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Iowas deri më tani, Ministrja Gërvalla shprehu mbështetjen e plotë për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit, duke përfshirë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit, si një komponent i rëndësishëm dhe me potencial në këtë aspekt”, theksohet në komunikatën e MPJD-së.

Në takim, Gërvalla ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e përhershme të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Iowas dhe të miqve amerikanë në nivel qendror e lokal.

Po ashtu, Gërvalla ka falënderuar përzemërsisht Gjeneral Majorin në pension, Timothy Orr, i cili ishte i pranishën në takim, për përkushtimin e tij dhe ka shprehur mirënjohje të veçantë për Gardën Kombëtare të Iowas për kontributin në ndërtimin e kapaciteteve dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

juventus milan supersfida 68df99b619182
Lajmi i mëparshëm

Juventus – Milan, supersfida

gjendet nje predhe luftarake ne postribe policia dhe sherbimet e specializuara te ushtrise ne vendngjarje 68df9a663e2f1
Lajmi i radhës

Gjendet një predhë luftarake në Postribë, policia dhe shërbimet e specializuara të Ushtrisë në vendngjarje

Të fundit nga

ShkoLartë