gervalla ne slloveni merr pjese ne forumin strategjik te bledit 2025 68b5a206598b3

​Gërvalla në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025

September 1, 2025
1 minut lexim

Me ftesë të zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon, zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në edicionin e 20-të jubilar të Forumit Strategjik të Bledit, që mbahet më 1 dhe 2 shtator 2025, me temën “Një botë e pakontrolluar” (A Runaway World).

Sipas njoftimit të MPJD-së, forumi i Bledit mbetet një platformë e rëndësishme globale për debatin rreth sfidave të sigurisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Në kuadër të tij, Ministrja Gërvalla do të jetë folëse në një nga sesionet qendrore, ku do të prezantojë vizionin e Republikës së Kosovës për forcimin e multilateralizmit dhe ndërtimin e besimit në një kohë të pasigurt globale.

Në fjalën e saj, ajo do të theksojë arritjet e Kosovës në proceset euroatlantike, përparimin në sundimin e ligjit dhe zhvillimin demokratik e ekonomik, duke e pozicionuar Kosovën si një partner të besueshëm dhe aktiv në arenën ndërkombëtare.

Gjatë forumit, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve pjesëmarrëse, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe aktorë të shoqërisë civile, me synim forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kriza ne kombetaren e brazilit neymar flet per perplasjen me ancelottin 68b5a1f752b26
Lajmi i mëparshëm

Kriza në Kombëtaren e Brazilit: Neymar flet për përplasjen me Ancelottin

aksident ne autostraden fier vlore nje i vdekur dhe nje i plagosur rende 68b5a2a377264
Lajmi i radhës

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë