gervalla kerkon hapjen e procesit per anetaresimin e kosoves ne karten a5 68d448e06e6a2

Gërvalla kërkon hapjen e procesit për anëtarësimin e Kosovës në “Kartën A5”

September 24, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë sot në takimin e Kartës së Adriatikut (A5) në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në këtë takim, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe përkushtimit të Kosovës ndaj demokracisë dhe integrimit euro-atlantik.

Në fjalën e saj, Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës vjen në këtë format me institucione të forta të sigurisë, me një angazhim të palëkundur kundër korrupsionit dhe me vullnet për bashkëpunim të thelluar rajonal, duke pasur fqinjësinë e mirë si parim dhe si garanci sigurie.

Ministrja në detyrë kërkoi hapjen e procesit teknik për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën A5, duke theksuar rolin aktiv të Kosovës si vëzhguese që nga viti 2012 dhe kontributin konkret për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Gërvalla nënvizoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë funksionale, sundimit të ligjit, sigurisë dhe integrimit euro-atlantik, në kontrast me kursin destabilizues të Serbisë, e cila përmes aleancave autokratike dhe veprimeve agresive rrezikon stabilitetin e rajonit.

Duke rikujtuar sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku, ministrja në detyrë theksoi se ky akt përbën një dëshmi të qartë të politikave destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit.

Ajo kërkoi nga vendet anëtare të A5 një dënim të qartë të sulmit në Banjskë, si dhe përgjegjësi për autorët dhe mbështetësit e këtij akti agresioni.

Njëkohësisht, Gërvalla ngriti shqetësimin për ndalimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, duke i cilësuar ato si shkelje të lirive themelore dhe standardeve evropiane.

Në fund, ministrja në detyrë theksoi përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Ukrainës dhe popullit ukrainas deri në fitoren e tyre, duke e konsideruar këtë si mbrojtje të rendit demokratik evropian, përballë kërcënimeve hibride, sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese me të cilat ballafaqohet edhe Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drame ne prizren bashkimi gjunjezon ekipin polak 68d448d3a9bbd
Lajmi i mëparshëm

Dramë në Prizren, Bashkimi gjunjëzon ekipin polak

sherr me sende te forta ne durres plagosen dy persona mes tyre nje grua 68d449871fc04
Lajmi i radhës

Sherr me sende të forta në Durrës, plagosen dy persona, mes tyre një grua

Të fundit nga

ShkoLartë