gervalla e hargreaves bisedojne per reformat ne sistemin e drejtesise 69b2db88134e0

Gërvalla e Hargreaves bisedojnë për reformat në sistemin e drejtësisë

March 12, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Genc Nimoni, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës z. Jonathan Hargreaves, me të cilin biseduan për përparimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e institucioneve që garantojnë sundim të palëkundur të ligjit dhe integritet të plotë të sistemit të drejtësisë.

Ministrja Gërvalla vlerësoi lart bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, me fokus të veçantë tek drejtësia dhe sundimi i ligjit, duke e cilësuar atë si bashkëpunim të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të shumëanshëm.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi vlerëson mbështetjen e tyre në proceset reformuese, në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve tona, e sidomos përpjekjet e shtetit britanik për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore”, tha ajo.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla përmendi po ashtu procesin e Vetingut dhe ndërmarrjen reformuese në sistemin e drejtësisë, si dhe funksionalizimin e plotë të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të cilat i cilësoi parakusht për një drejtësi që nuk toleron kompromis.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vijë e prerë e mandatit tonë, dhe Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë e vendosur që çdo abuzim të ndëshkohet dhe çdo qytetar të gëzojë drejtësi reale të qasshme dhe të pakompromentuar”, tha Ministrja Gërvalla, duke shtuar se vetëm kështu shteti forcon institucionet e saj, garanton drejtësi funksionale dhe transparencë, si dhe siguron që sundimi i ligjit të mbetet prioritet bazë i Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rama per vuciqin makthi i tij quhet kosove 69b2db12bb3b9
Lajmi i mëparshëm

Rama për Vuçiqin: Makthi i tij quhet Kosovë

Të fundit nga

Rama për Vuçiqin: Makthi i tij quhet Kosovë

Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke folur për “Türkiye Today”, ofroi një vlerësim të drejtpërdrejtë të rolit të Ankarasë në rajon. Shqipëria dhe Turqia shpesh e përshkruajnë marrëdhënien e tyre dypalëshe si thellësisht
ShkoLartë