georgina rodriguez shfaq unazen madheshtore te fejeses ne venecia 68b4053392ba8

Georgina Rodriguez shfaq unazën madhështore të fejesës në Venecia

August 31, 2025
1 minut lexim

Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, shkëlqeu në paraqitjen e saj të parë publike pas fejesës, duke tërhequr vëmendjen me një unazë diamanti 30 karatësh, vlerësuar rreth 3 milionë dollarë (rreth 2.8 milionë euro).

Modelja argjentinaso-spanjolle, 31 vjeçe, mbërriti të shtunën në Venecia për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, ku u mirëprit mes vëmendjes së madhe mediatike.

E veshur me një kostum elegant sateni ngjyrë kafe me pika dhe detaje shalli, Georgina shfaqi një pamje të sofistikuar, të kompletuar me syze dielli Prada, taka të zeza dhe një çantë Hermes me printim gjarpri, shkruan DailyMail.

Image

Georgina Rodriguez

Por ishte unaza gjigante ajo që tërhoqi sytë, duke e bërë prezencën e saj edhe më të veçantë.

Çifti konfirmoi fejesën pas gati një dekade lidhjeje përmes një postimi në Instagram, ku Georgina shkroi: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Image

Georgina Rodriguez

Lajmi u prit me urime nga miq të shumtë të çiftit, mes tyre Lauren Sanchez, Charlotte Tilbury dhe Piers Morgan.

Ronaldo dhe Georgina janë së bashku që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza, Alana dhe Bella, ndërsa modelja kujdeset gjithashtu edhe për tre fëmijët e tjerë të futbollistit.

Image

Georgina Rodriguez

Çifti pritet të kurorëzojë lidhjen e tyre në martesë, duke e kthyer këtë moment në një nga historitë më të ndjekura të botës së showbiz-it dhe sportit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ikja e mesimdhenesve po rrezikon sistemin arsimor thote sbashk u 68b40411444b9
Lajmi i mëparshëm

Ikja e mësimdhënësve po rrezikon sistemin arsimor, thotë SBAShK-u

izet mexhiti favorit per cairin kryeson bindshem ne sondazhe 68b415cecf0eb
Lajmi i radhës

Anketa e Market Vision: Izet Mexhiti favorit për Çairin, kryeson me 13% para Bujar Osmanit

Të fundit nga

ShkoLartë