George dhe Amal Clooney dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin teksa ecnin dorë për dore gjatë një fundjave romantike në jug të Francës.
Aktori i njohur i Hollivudit, 64 vjeç, dhe bashkëshortja e tij elegante avokate, 47 vjeç, u panë teksa shijonin një shëtitje nën rrezet e diellit.
Çifti, i cili ka një shtëpi vetëm një orë larg me makinë, u drejtua për në një vresht të vogël organik, Château du Canadel, pasi kishin shijuar një vakt luksoz në restorantin La Magdeleine.

George dukej me humor të mirë teksa bisedonte me Amal gjatë vozitjes së Aston Martin-it të tij Vanquish, me vlerë prej 458 mijë euro.
Ylli i “Ocean’s Eleven” dukej elegant me një xhaketë blu të errët, të kombinuar me një T-shirt dhe pantallona në të njëjtin ton.
Ai kishte zgjedhur një palë këpucë të rehatshme, ndërsa Amal ishte veshur me një pallto jeshile shumë stil.
Ajo dukej mahnitëse me një veshje ngjyrë bezhë të kombinuar me pallton e dimrit, me geta dhe me gjysmë çizme.
Amal mbante gjërat e saj në një çantë dore kafe dhe i shtoi stilin me vathë të shkëlqyeshëm të tipit “drop” dhe një palë syze dielli.

Burimi: botasot.info


