george clooney i sinqerte pamjet nga filmat e vjeter me bene te ndihem i pasigurt 692b00a0df81a

George Clooney, i sinqertë: Pamjet nga filmat e vjetër më bënë të ndihem i pasigurt

November 29, 2025
1 minut lexim

George Clooney ka zbuluar se është ndjerë i shqetësuar dhe emocional kur ka parë pamje të vërteta nga filmat e tij të vjetër të përdorura në filmin e ri “Jay Kelly”. Aktori fitues i Oscar-it ka folur për këtë eksperiencë gjatë premierës së filmit në Los Angeles, duke pranuar se momenti e “goditi” më shumë nga sa priste.

Duke folur për “People”, Clooney tha se paralelizmat mes filmit dhe jetës së tij reale nuk ishin aspak të lehtë për t’u përtypur. Ai rrëfeu se skena finale, ku personazhi i tij sheh një retrospektivë të karrierës në një ceremoni nderimi, ishte aq realiste sa i shkaktoi një ndjenjë të papritur nervozizmi.

Regjisori Noah Baumbach ka përdorur pamje autentike nga filmat e rinisë së aktorit një zgjedhje artistike të cilën Clooney nuk e kishte pritur. “Nuk e dija se do ta bënin,” tha ai. “Herën e parë që e xhiruan, ishte edhe hera e parë që ma treguan. Ajo pamje e parë është pikërisht ajo që shihni në film.”

Një moment që ka tërhequr vëmendje është ai ku Clooney shfaqet duke mbajtur dorën e menaxherit të tij në film, të interpretuar nga Adam Sandler. Clooney pranoi se nuk ishte pjesë e skenarit dhe ndodhi krejt natyrshëm: “U habita dhe u ndjeva pak nervoz. Është e vështirë.”

Me humor, ai shtoi: “Duhet të jesh shumë i mirë me veten për të parë një version 40-vjeçar të karrierës tënde. Nuk është e lehtë. Nuk është gjithmonë e bukur.”

Ky reflektim i Clooney-t ka bërë jehonë te fansat, të cilët e vlerësojnë për sinqeritetin dhe mënyrën se si përballet me të kaluarën e tij profesionale, një rrugëtim që e ka bërë një nga aktorët më të dashur të Hollywood-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e clirimit kreret e shtetit homazhe ne varrezat e deshmoreve te kombit 692afd56e2a64
Lajmi i mëparshëm

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

polici negociata per kokainen zbulohen te tjera komunikime te oficerit igli haxhiaj me trafikantet 692b1334c2c5f
Lajmi i radhës

Polici negociata për kokainën, zbulohen të tjera komunikime të oficerit Igli Haxhiaj me trafikantët

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë