Ish-kandidati për deputet në lëvizjen “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Gent Kame, tregoi arsyet që e detyruan atë të kthehej në Shqipëri dhe ti futej politikës.
Kame tha se politika është farsë, por shqiptarët duhet të reagojnë e të kuptojnë që nuk duhet të ndjekin partitë politike për të përfituar por duhet të ndryshojnë realitetin e tyre vetë.
“U bëra pjesë e politikës sepse kisha një inat me veten time. Dhe thoja kam jetuar 22 vjet jashtë, u ktheva në Shqipëri që fëmijët e mi të mësojnë shqip, të krijojnë histori, të rrinë me gjyshërit dhe mbase dhe të jetoj këtu.
Bashkëshortja ime që është e huaj ka thënë ca është ky vend kaq i mrekullueshëm, si ka mundësi jeni kaq të varfër. Po mendoj sinqerisht të iki nga ky vend.
Ishte shansi im i fundit, të paktën ti them vetes që u përpoqa, tani kam ende besim. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk ka rrugëdalje tjetër vec vendit të tyre. Zot shtëpie je vetëm në vendin tend”, tha Kame.
Gent Kame: Mungon vullneti politik, duhet gjetur arsyeja pse nuk e duan këtë vend, nuk e imagjinoj dot këtë urrejtje për vendin nga klasa politike. Ka treguar prej 35 vjetësh që është një lojë e madhe, një farsë dhe njerëzit po e kuptojnë pak nga pak.
U bëra pjesë e politikës sepse kisha një inat me veten time. Dhe thoja kam jetuar 22 vjet jashtë, u ktheva në Shqipëri që fëmijët e mi të mësojnë shqip, të krijojnë histori, të rrinë me gjyshërit dhe mbase dhe të jetoj këtu. Bashkëshortja ime që është e huaj ka thënë ca është ky vend kaq i mrekullueshëm, si ka mundësi jeni kaq të varfër. Po mendoj sinqerisht të iki nga ky vend. Ishte shansi im i fundit, të paktën ti them vetes që u përpoqa, tani kam ende besim. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk ka rrugëdalje tjetër vec vendit të tyre. Zot shtëpie je vetëm në vendin tënd.
Burimi: botasot.info


