Situata në Partinë Socialiste me Elisa Spiropalin u diskutua sot në ‘Top Story’, situatë që solli debat mes të ftuarve.
Dy gazetarët, Anri Bala dhe Bledian Koka, u përplasën ndërsa diskutonin mesazhin e Spiropalit disa ditë më parë në rrjetet sociale, ku u shpreh:
“Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot”.
Kjo deklaratë u pasua me ndërhyrjen e të gjithë panelit të të ftuarve në emision.
Pjesë nga debati:
Bala: Këta nuk dinë gjë. E para njëherë gënjejnë publikisht në studio. Zotëria ka votuar ose nuk ka marrë pjesë për imunitetin, duke mos ditur çfarë ka dosja.
Balliu: Kush, unë?
Bala: Nuk e kam me ty, për të gjithë deputetët e PD.
Koka: Po flasim për Elisën, jo Belindën.
Curri: Nuk latë kushëri të Belindës pa përmendur në emision. I keni marrë me radhë. Më shumë keni përmendur atë sesa Ramën.
Bala: Ka qenë në Fresh. Çfarë pune ka bërë tjetër? U ankua që i erdhën tatimet. Tatimet i erdhën nga Fresh-i. Këto atribute kush ia kanë dhënë? Shqiptarët dhe Rama. Çfarë ia kërkon më shumë shqiptarëve kjo zonja? Çfarë do më shumë nga shqiptarët kjo që nuk ia ka marrë? Kjo zonja nuk i ka parë tatimet deri tani? Ajo ka qenë në parti dhe nuk i ka parë tatimet te partia e saj.
Koka: Po fole më do bësh autogol te analiza jote.
Bala: Duhet të ishte ankuar pse nuk i vinin tatimet. Shqiptarët ia kanë dhënë fare çfarë ka dashur, ka bërë çfarë ka dashur.
Basha: Ia dha Rama.
Koka: Pyetja është a qëndrojnë fjalët e saj apo jo.
Bala: Kjo e heshtur ka qenë gjithmonë.
Burimi: botasot.info


