gazment bardhi per vrasjen e gjyqtarit kalaja ngjarja me e rende ne 35 vite demokraci ministrat te japin doreheqjen 68e3e23905bb8

Gazment Bardhi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci, ministrat të japin dorëheqjen

October 6, 2025
min lexim

Deputeti Gazment Bardhi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit si një ngjarje tronditëse dhe akt të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë.

Ai kërkoi dënim maksimal për autorin dhe porositësit e krimit dhe u bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministres së Brendshme Albana Koçiu të japin menjëherë dorëheqjen, për shkak të dështimit në garantimin e sigurisë në gjykata.

Reagimi i Gazment Bardhit: 

Tronditëse ngjarja e rëndë kriminale në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Ky akt i pashoq është prej atyre që të lënë pa fjalë.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit të gjyqtarëve dhe profesionistëve të drejtësisë, apeloj që autori i këtij akti shokues të marrë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Sot është dita për të theksuar me zë të lartë që vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur nga sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve për vendimet që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.

Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve ku një gjyqtar qëllohet në krye të detyrës vetëm se guxon të jap vendim sipas bindjes së tij dhe ligjit, për pasojë sot është dita për një reflektim të thellë nga e gjithë shoqëria shqiptare.

Kjo është ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci. Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe Ministri i Brendshëm Albana Koçiu që janë titullarët e institucioneve që duhet të garantojnë sigurinë në gjykata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen, si akt përgjegjshmërie për dështimin në garantimin e sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në vendin e tyre të punës.

Një gjyqtar/prokuror në detyrë nuk mund të cënohet për shkak të ushtrimit të detyrës. Kjo do pamundësonte ushtrimin e lirë dhe pa frikë prej tyre të detyrës së shenjtë të dhënies së drejtësisë.

Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndëshkuar maksimalisht këtë akt të rëndë që ky akt i paprecedentë të mos kthehet në normalitet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osbe ne zgjedhjet lokale ne rmv dominojne identiteti kombetar dhe perfaqesimi etnik 68e3e0d278369
Lajmi i mëparshëm

OSBE: Në zgjedhjet lokale në RMV, dominojnë identiteti kombëtar dhe përfaqësimi etnik

buffon me juventusin fitova 13 tituj jo 11 68e3e29629339
Lajmi i radhës

Buffon: Me Juventusin fitova 13 tituj, jo 11

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë