gazetarja revoltohet me spiropalin shqiptaret ne maqedonine e veriut nuk jane minoritet 694a60d075870

Gazetarja revoltohet me Spiropalin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet

December 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 dhjetor – Një reagim i fortë ka ardhur pas deklaratës së Ministres së Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me “reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve”, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë përmendur në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri.

Gazetarja Dijana Toska ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga institucionet e shtetit shqiptar, duke e cilësuar këtë deklaratë si një gabim të rëndë politik dhe historik.

Sipas saj, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë minoritet, por popull shtetformues, me mbi 30 për qind të popullsisë dhe faktor kushtetues, demografik e historik në këtë shtet.

“Shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë lodra në duart e shtetit amë, por trung kombëtar që duhet përkrahur dhe mbrojtur. Kjo nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues dhe moral i Shqipërisë.” thotë Toska.

Në deklaratë theksohet se shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Republikës së Shqipërisë nuk janë objekt diplomatik, por pjesë e trungut kombëtar, të cilët shteti amë ka detyrim kushtetues dhe moral t’i mbrojë dhe përkrahë.

Reagimi ngre dy pyetje thelbësore për Ministrinë e Jashtme:

A ishte kjo deklaratë një lapsus individual apo pasojë e mosdijes?
Apo përfaqëson një ndryshim zyrtar të politikës së jashtme të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

Sipas autores, heshtja institucionale në këtë rast do të nënkuptonte pranim të relativizimit të statusit shtetformues të shqiptarëve, gjë që cilësohet si e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar.

“Reciprociteti aplikohet mes pakicave, jo mes një pakice dhe një populli shtetformues.

Kjo është ABC-ja e diplomacisë, jo temë për eksperimente politike.”, thotë ajo.

Toska thotë se Shqipëria nuk negocion me identitetin, statusin dhe dinjitetin e shqiptarëve, duke theksuar se këto nuk janë çështje diplomatike, por themeli i vetë kombit shqiptar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per shkak te dendesise se mjegullave eshte ulur dukshmeria ne 30 metra ne rrugen shkup tetove 694a59b437e48
Lajmi i mëparshëm

Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 30 metra në rrugën Shkup-Tetovë

kerkon shfuqizimin e masave te sigurise mbahet sot seanca ne kushtetuese per ish ministrin e shendetesise ilir beqaj 694a62d47eb47
Lajmi i radhës

Kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë, mbahet sot seanca në Kushtetuese për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 13 Janar 2026

Dashi Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite, sërish do gjeni kohë për veten dhe për njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën në mënyrë mjaft të

Moti sot kryesisht i vranët dhe i ftohtë

Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga
ShkoLartë