gazetari zbulon detaje nga dosja hetimore 425 tentativa per te hakeruar kompjuterin e altin dumanit 696fd97c2fe3d

Gazetari zbulon detaje nga dosja hetimore: “425 tentativa për të hakeruar kompjuterin e Altin Dumanit”

January 20, 2026
min lexim

Kompjuteri i ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, është tentuar të hakërohet 425 herë në periudhën shkurt-mars të vitit të kaluar.

Emisioni “Në Shënjestër”, zbuloi këtë të martë detaje të reja nga dosja hetimore e hakërimit të kompjuterave të disa prokurorëve të SPAK, për të cilën akuzohen Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe dy njohjet e tij Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Gazetari Xhevair Zhabina tha se edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, ka qenë në fokus të personave që ndërhynë në sistemin kompjuterik të SPAK.

Por cilat janë dosjet që tre të akuzuarit mundën të merrnin nëpëmjet hakerimit të emaileve të disa prej prokurorëve të SPAK?

Dhe pse ish-drejtuesi i lartë i burgjeve, Agim Ismaili, ishte i interesuar të dinte nëse kishte ndonjë hetim të hapur për eprorin e tij, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, fillimisht gjithçka nis e zbulohet me veprimtarinë e shtetasit Zambak Gjoni.

Ish-punonjës fillimisht në Drejtorinë e Burgjeve dhe më pas në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, i cili në mënyrë të habitshme zotëronte disa materiale hetimore, të cilat mbanin vulën secret.

Materiale të cilat sipas hetimeve, ndër të tjerë, në muajin mars të vitit 2025, ai ia kishte dërguar me qëllim publikimi në portalin e këtij të fundit një gazetari të njohur në qarqet mediatike.

Një gabim që në fakt rezultoi fatal, pasi gazetari në fjalë me t’u njohur me këtë material dhe faktin që ishte në hetim dhe publikimi i këtij dokumenti përbënte shkelje të rëndë ligjore, njoftoi menjëherë strukturën e SPAK.

Strukturë e cila nga ana e saj nisi menjëherë një hetim se si kishte mundur të rridhte një informacion i tillë nga vetë brenda radhëve të saj.

Kur ky informacion ishte ende në faze përpunimi dhe nuk ishte bërë ende publik.

Ndërhyrje për të cilën u njoftua menjëherë edhe vetë drejtuesi i SPAK në këtë kohë, Altin Dumani. i cili urdhëroi nisjen e një hetimi të zgjeruar për të zbuluar se si ky informacion kishte përfunduar në duart e personave jashtë institucionit.

Më datë 12 Mars 2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, ka vënë në dijeni prokurorin e çështjes, se shtetasi Zambak Gjoni i ka dërguar administratorit të një portali mediatik,

informacione në lidhje me procedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022, të cilat i dispononte në formatin ‘Ëord’. Ky procedim pason atë Nr. 277 të vitit 2020, ku në themel të hetimit ishte procedura e dhënies me konceision shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim i angazhimit të marrë përsipër nga kjo shoqëri.

Ku në kuadër të këtij hetimi prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të të pandehurve, Lefter Koka, me detyrë ish-Ministër Mjedisi, Alqi Bllako, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto etj.

Por cilat ishin  bisedat që kishin kryer midis tyre Zambak Gjoni, Arnold Rrokaj dhe Agim Ismaili. Dhe pse këta persona ishin të interesuar për të pasur në duar këto dosje. Ishte thjesht një kuriozitet siç ata u u justifikuan përpara oficerëve të policisë gjyqësore apo qëllimi i tyre ishte që me anë të këtyre materialeve hetimore, të shantazhonin personat që ishin në investigim nga organi i drejtësisë.

Ndërkohë që nga kqyrja që iu bë aparatit celular të prokurorit të çështjes që po hetonte aferën e inceneratorit të Elbasanit, materiali që u gjet në telefonin e tij përkonte me atë që Zambak Gjoni kishte shpërndarë te gazetari, që më pas kishte bërë denoncimin edhe në SPAK.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

benita nuk mund ti ndale lotet nga malli per familjaret alba i qendron afer 696fc6d2b688f
Lajmi i mëparshëm

Benita nuk mund t’i ndalë lotët nga malli për familjarët, Alba i qëndron afër

shkendija e haracines me lajme te mira 696fd9d71d584
Lajmi i radhës

Shkëndija e Haraçinës me lajme të mira

Të fundit nga

Pse Macron mbante syze dielli në Davos?

Presidenti francez Emmanuel Macron vuan nga një gjendje “beninje” e syrit, siç tha vetë pasi u shfaq në një takim në Pallatin Elize dy ditë më parë duke mbajtur një palë syze
ShkoLartë