gazetari zberthen strategjine e kryeministrit rama po mat reagimin dhe qendrueshmerine e kauzes 6a2344d4b797a

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama po mat reagimin dhe qëndrueshmërinë e kauzës

June 5, 2026
1 minut lexim

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj protestës qytetare dhe deklaratën e tij të prerë se projekti i Zvërnecit nuk do të anulohet, qoftë edhe nëse në shesh zbresin 500 mijë njerëz.

Gjatë analizës së tij, Hoxha e ka cilësuar kreun e qeverisë si një politikan “kameleon” që përshtatet sipas rrethanave për të gjetur pikën më të dobët të kundërshtarit, duke shtuar se aktualisht ai ka mbetur krejtësisht vetëm në pushtet.

Sipas gazetarit, kryeministri po përdor të njëjtën taktikë sprovuese që ka aplikuar edhe në të kaluarën me lëvizjet e tjera masive popullore, duke u shtirur fillimisht sikur tërhiqet apo dëgjon zërin e qytetarëve.

“Rama është politikan kameleon. Rama është një politikan që nuk e bren ndërgjegjja. Nuk ka as mik, as shok. Ka ngelur vetëm ai. Duke qenë i tillë, ai provoi në fillim sikur i dëgjoi protestuesit. Kjo i eci me studentët kur protestuan vite më parë. Rama merr ngjyrën e situatës, ai do të gjejë pikën më të dobët,” deklaroi Hoxha.

Gazetari la të kuptohet se kryeministri po mat reagimin dhe qëndrueshmërinë e kauzës për Zvërnecin, ndërsa theksoi se strategjia e tij bazohet në “ngjyrosjen” e qëndrimeve në varësi të shkallës së rrezikut që i kanoset pushtetit të tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje nga speciet me te rrezikuara ne bote foka monaka rikthehet ne gjirin e orikumit 6a2344523fbc9
Lajmi i mëparshëm

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

obsh kerkon 518 milione dollare per te frenuar shperthimin e eboles 6a23453270d1d
Lajmi i radhës

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

Të fundit nga

Ahmeti: Në këto 24 vjet kemi punuar me dinjitet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se partia shënoi 24-vjetorin e themelimit në një aktivitet të organizuar në Parkun e Qytetit në Shkup, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë
ShkoLartë