gazetari shokon hashim thaci te denohet nese shpallet fajtor 68c9d904d005f

Gazetari ‘shokon’: “Hashim Thaçi të dënohet nëse shpallet fajtor!”

September 16, 2025
1 minut lexim

Deklaratat e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, janë lehtësuese, por gazetari Florian Arapi sjell në vëmendje kohën e luftës së Kosovës.

Në “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN ai solli deklarata tronditëse, ku sipas tij çdo një apo dy javë vritej një person nga LDK dhe këto ekzekutime sipas akuzës kryheshin nga Thaçi.

Gazetari thekson se nëse këto akuza vërtetohen, ish-presidenti i Kosovës duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kjo deklaratë është lehtësuese për Thaçin dhe qëndron dhe është e vërtetë. Ishin dy ushtri dhe një qeveri dhe UCK që nuk e respektonte këtë qeveri. UÇK nuk funksiononte si ushtri por akuzat janë ndaj serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë shqiptarë. E mbaj mend shumë mirë atë periudhë gati çdo një apo dy javë vritej një person nga LDK. Ahmet Krasniqi nuk është personi i vetëm që u vra te medreseja këtu në tiranë nga forcat e ushtrisë të LDK Farku. Kishim ekzekutime, atentate, deputetë të vrarë.”, tha mes tjerash Arapi në A2 CNN.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

supersfida juventusi dortmundi futet ne librat e rekordeve te championsit 68c9d8f3426aa
Lajmi i mëparshëm

Supersfida Juventusi – Dortmundi futet në librat e rekordeve të Championsit

ka qendruar ne hije per dhjetera vjet zbulohet asteroidi i fshehur prane tokes 68c9d9d3065bf
Lajmi i radhës

Ka qëndruar në ‘hije’ për dhjetëra vjet, zbulohet asteroidi i fshehur pranë Tokës

Të fundit nga

ShkoLartë