gazetari kroat per vdekjen e sllavko alleksiq vuciq eliminoi deshmitarin kryesor te sarajevo safarit 69443d5345eb3

Gazetari kroat për vdekjen e Sllavko Alleksiq: Vuçiq eliminoi dëshmitarin kryesor të “Sarajevo Safarit”

December 18, 2025
1 minut lexim

Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka ngritur dyshime serioze lidhur me vdekjen e Slavko Aleksiqit, një “vojvodë çetnik” i vetëshpallur dhe ish-komandant i një njësie paramilitare ku, sipas tij, kishte shërbyer si vullnetar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një reagim publik, Margetiq thotë se Aleksiqi ishte një nga dëshmitarët më të rëndësishëm për përfshirjen e dyshuar të Vuçiqit në krime lufte gjatë viteve ’90, përfshirë atë që ai e përshkruan si “Safari njerëzore” në Sarajevë.

Sipas tij, Aleksiqi kishte qenë gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore deri rreth dhjetë ditë më parë dhe kishte dhënë deklarata publike në mbështetje te Vuçiqit.

Por sipas tij, sot çuditërisht doli lajmi se Aleksiq, kishte vdekur, vec pak ditë pasi u shtrua ne spitalin ushtarak ne Beograd.

“Aleksandar Vuçiq, sipas zakonit të vjetër, po eliminon dëshmitarët. Tani sapo mora vesh se komandanti i tij në Sarajevë ka vdekur ‘magjikisht’ në një spital në Beograd”, ka thënë Margetiq, duke shtuar se, sipas tij, “po zhduken dëshmitarët e krimeve të Vuçiqit”.

Margetiq pretendon se pas ndërhyrjes së shërbimit sekret serb (BIA), Aleksiqi ishte transferuar për trajtim në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA) në Beograd, ku, sipas tij, ka vdekur “në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme”.

Slavko Aleksiq, udhëheqësi çetnik famëkeq dhe komandant i formacionit paramilitar ” Detashmenti çetnik i Sarajevës së re” vdiq sot në Trebinje në moshën 69-vjeçare, raportojnë mediat e Bosnjë e Hercegovinës.

Sipas këtyre mediave, informacioni për vdekjen e Aleksiq është konfirmuar nga banorët e Trebinjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga bankat e shkolles ne burg rrefimi i jakup nures per vitet e represionit 69443d3e6cbce
Lajmi i mëparshëm

​Nga bankat e shkollës në burg, rrëfimi i Jakup Nurës për vitet e represionit

pershkallezohet konflikti kufitar tajlande kamboxhia forcat tajlandeze hedhin dy bomba ne qendren e madhe te kazinove 69443f062425a
Lajmi i radhës

Përshkallëzohet konflikti kufitar Tajlandë-Kamboxhia, forcat tajlandeze hedhin dy bomba në qendrën e madhe të kazinove

Të fundit nga

ShkoLartë