gazetari deklaratat e berishes per gonzaton lidhen me tema te vjetra 69b8917f21056

Gazetari: Deklaratat e Berishës për Gonzaton lidhen me tema të vjetra

March 17, 2026
1 minut lexim

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Ardit Hoxha komentoi deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. Sipas Hoxhës, deklaratat e fundit të Berishës nuk lidhen me zhvillime të reja, por me tema dhe informacione që janë diskutuar muaj më parë.

Gazetari theksoi se përplasja mes Berishës dhe ambasadorit të BE-së nuk është e para, duke kujtuar se një debat i ngjashëm ka ndodhur edhe më herët për çështje të lidhura me informacionet që lideri i opozitës pretendon se ka marrë paraprakisht.

Sipas tij, një nga shpjegimet e mundshme për deklaratat e fundit të Berishës mund të jetë dërgimi i informacioneve të reja nga Tirana drejt Brukselit, çka mund të ketë nxitur reagimin e ish-kryeministrit për t’i dhënë një mesazh diplomatit evropian.

“Në informacionet që kam unë këto deklarata të cilat i referohesh zoti Berisha nuk janë deklarata as të muajit të fundit, as të tre muajve të fundit, madje mund të klasifikohen edhe si tema të para katër apo pesë muajve. Janë tema të vjetra. Dhe ti e përmende në fillim që kjo është përplasja e dytë që zoti Berisha ka me zotin Gonzato dhe përplasja e parë ka ardhur pikërisht për këto arsye, pra për informacionet që zoti Berisha kishte marrë. I vetmi shpjegim që unë, ndoshta edhe me disa indicie që kam, për deklaratat e sotme të zotit Berisha është që mund të ketë qëndrime dhe informacione të tjera të shkuara nga Tirana drejt Brukselit dhe mund të jetë një lloj mesazhi që zoti Berisha ia përcjell ambasadorit të Bashkimit Europian, shiko, unë jam në dijeni se çfarë raporton dhe çfarë thua ti në Bruksel për mua”, tha Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

afro 200 ushtare amerikane jane plagosur deri me tani ne luften me iranin 69b88f9fd6337
Lajmi i mëparshëm

Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luftën me Iranin

spahiu konflikti kurti osmani e ka inkurajuar opoziten por mund te digjet 69b891bb22678
Lajmi i radhës

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Të fundit nga

ShkoLartë